Gjykata rikthen akuzat kundër Karaxhiqit për gjenocid në Bosnjë

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës në ish-Jugosllavi i ka rikthyer akuzat për gjenocid kundër ish-liderit politik serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, pas apelit nga prokurorët.

Karaxhiqi ballafaqohet edhe me 10 akuza të tjera, përfshirë edhe atë për orkestrimin e  masakrës së Srebrenicës, më 11 korrik të vitit 1995.

Vendimi i Gjykatës së Hagës u bë sot, në ditën kur është shënuar 18 vjetori i masakrës më mizore në Evropë që nga periudha e nazizmit.

Në qytezën boshnjake të Srebrenicës sot janë rivarrosur 409 mbetje mortore të masakrës, që janë zbuluar kohëve të fundit, raporton Rel.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës e pushtuan këtë qytezë, që ishte e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, dhe i ekzekutuan më se 8 mijë burra e djem myslimanë brenda disa ditësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button