Kush janë nxitësit e të mirës dhe të keqes?

Shejhul Islam, Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, na tregon se cilët janë ata që nxitin në të mirë dhe në të keqe. Ai, thotë:

Në gjërat e kësaj bote edhe në pasionet e panumërta të cilat njerëzit e zgjedhin, ata u japin përparësi atyre të cilët janë bashkangjitur me ta, qoftë për t`i ndihmuar (ndërsa të tillët janë përfaqësuesit e pushtetit, hajdutët e rrugëve e të ngjashëm me ta), apo për t`i përkrahur (sikurse pijaneci, sepse ata duan të pine të gjithë që gjendet në vendin e tyre.)

Kjo mund të shprehet me urrejtje ndaj ndonjë të mire me dëshirë që ajo e mire të zhduket tek ai që e zotëron, qoftë kjo nga zilia, domethënë me qëllim që personi të mos dallohet në mesin e tyre dhe me këtë të meritojë lëvdata jashtë tyre, apo me qëllim që ai të mos ketë kundër tyre argumente, apo nga droja që ai të mos jetë që do t`i dënojë apo tregojë…. Dhe, nëse është e kundërta e kësaj që thamë, atëherë ata janë nën mbrojtjen dhe kujdesin e tyre e të ngjashme me to. Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

“Shumë itharë të Librit (hebrenj, të krishterë), edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t`iu kthejnë në mosbesimtarë.” (El-Bekare, 109)

Ndërsa për munafikët, Allahu subhanehu ue teala, thotë:

“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë.” (En-Nisa, 89)

Osman b. Afani, radijallahu anhu, thotë:

“Lavirja dëshiron që të gjitha grate të bëjnë kurvëri.”

Disa persona e zgjedhin të njëjtin gjunah, siç janë: dehja gënjeshtra ose besimi i shtrembëruar. Apo, ata zgjedhin llojin e caktuar si laviri që dëshiron që edhe të tjerët të bëjnë kurvëri, apo pijaneci që dëshiron që edhe të tjerët të dehen, apo vjedhësi që dëshiron që edhe të tjerët të vjedhin, por jo me atë që ka bërë ai kurvëri apo të vjedhë atë të cilën ai e vjedh.

Nxitësit e tjerë e urdhërojnë njeriun që t`u bashkëgjitet në gjunahet që i bëjnë dhe nëse u bashkëngjitet – për ta bëhet i mire, ndërsa nëse refuzon – atëherë ata i paraqiten si armiq duke e sulmuar dhe ofenduar në mënyrën që çon drejt detyrimit. Pastaj, ata që zgjedhin dike që t`u bashkëngjitet në të këqijat të cilat i kryejnë, e shfrytëzojnë atë në realizimin e qëllimeve të tyre të ndyra.

Dhe, derisa u bashkëgjitet atyre, i ndihmon dhe është i dëgjueshëm ndaj tyre, ata do ta nënçmojnë edhe do të fshihen pas tij – ndërsa gjithë këtë do ta marrë si argument kundër tij në gjëra të tjera. Dhe, nëse refuzon bashkëpunimin, ata e sulmojnë dhe e ofendojnë, që është rast me shumicën e të padrejtëve të privilegjuar.

Të gjitha këto që i përmendëm vlejnë te thirësi në të mire edhe më shumë , edhe më plotë.

Për këtë, Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

“besimtarët e vërtetë e duan Allahun.” (El-Bekare, 165)

Ai që nxit në të mire është më i forte, sepse te njeriu ekziston gjithsesi një nxitje për të besuar dhe për dituri, për të vërtetën dhe drejtësinë, për kryerjen e amanetit të besuar.

Ndërsa, nëse gjendet ai që e bën ngjashëm këtë, ai bëhet njeriu i dytë, një ndihmës shtojcë.

Kjo vlen posaçërisht kur bëhet fjalë për të kundërtën apo posaçërisht nëse parazitet konkurrenca e të lavdëruarit dhe e të merit. Nëse gjendet dikush që do dhe që dëshiron që t`i bashkëngjitet në këtë nga mu`minët dhe bamirësit dhe e urren nëse këtë nuk e bën, atëheë kjo bëhet nxitja e tretë në rrugën për të bërë mire.

Dhe, nëse e urdhërojnë për të mire dhe i shprehin miqësi për shkak të kësaj dhe nëse e kundërshtojnë dhe e dënojnë për shkak të lënies së të mires, kjo do të jetë nxitja e katërt.

 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button