Printeri që t’i sjellë dokumentet në tavolinë

Shumica e atyre që punojnë në një zyrë pune tradicionale mund të kenë kompjuterin e tyre të lidhur me një printer. Sa herë që ata klikojnë butonin printo në kompjuterët e tyre, u duhet të presin për pak kohë (nëse printeri ka një shpejtësi të lartë) dhe pastaj duhet të shkojnë tek printeri për të marrë dokumentin që printuan.

Sa mirë do të ishte sikur dikush tjetër të merrte dokumentin në vendin tuaj, për shembull një robot. Kompania Fuji Xerox, e cila merret me prodhimin e printerëve, ka krijuar një printer robot, i cili mund të lëvizë për të dorëzuar dokumentet tek personi i cili i printoi.

Ky printer robot është krijuar për t’u përdorur kryesisht në vendet publike. Ai mund të ruajë dokumentet për ju duke e kyçur nëpërmjet një kodi PIN të veçantë.

Ai ka të integruar gjithashtu sensorë të ndryshëm për të ndaluar përplasjen e tij me njerëzit dhe objektet e tjera ndërkohë që është duke dorëzuar dokumentet.

Lajme të ngjashme

Back to top button