Poeti shqiptar që u ekzekutua disa muaj para rënies së komunizmit

Është ky një dokument i Ministrisë së Brendshme shqiptare, që mban firmën e ish-ministrit komunist, Hekuran Isai, mban datën 9 gusht 1988 dhe i drejtohet Degës së Brendshme të Kukësit, së cilës i kërkohet dënimi me vdekje i poetit Havzi Nela.

Të gjitha këta persona kërkuan ekzekutimin me varje të poetit Havzi Nela dhe vetëm disa muaj para rënies së perdes së komunizmit, në një kohë kur familjarët e tij kishin kërkuar faljen e jetës, gjakatarët vendosën ta dënojnë Nelën me varje në mes të qytetit të Kukësit.
Mbi të rëndonte akuza e krimeve kundër shtetit për dy herë radhazi, ndërkohë që vendimi përfundimtar ishte varja në litar.

Ministria njofton degën e zonës se, Presidiumi i Kuvendit Popullor nuk i fali jetën të dënuarit. Vendimi ka dhe emrat e firmëtarëve të Presidiumit, që nisin me ish-presidentin Ramiz Alia, Rita Markon, Xhafer Spahiun, Emine Gurin, Sihat Tozajn, Eleni Selenicën, Faik Çinajn dhe vijon më tej me emrat e Kristaq Ramës, Lumturi Rexhës, Petrit Gaçes, Rrahman Hankun, Simon Ballabanin, Sotir Koçollarin, Stefan Qirjakon dhe Terezina Marubin.

Shtrohet pyetja, kur do të fillojë procesi i lustrimit në Shqipëri për gjithë ata që spiunuan dhe dëmtuan tjerët në emër të komunizmit?

Në Maqedoni i njëjti u zbatua disa vite me radhë por sipas ekspertëve dhe raportit të Departamentit të shtetit amerikan, ai u keqpërdor dhe u shndërrua në mjet për hakmarrje, etiketim dhe qërim hesapesh politike dhe nuk i shërbeu qëllimit primar pse duhet kryer. Zbatimi i lustrimit duhet të jetë i drejtë dhe pa frymë hakmarjeje.

Havzi Nela (1934 – 1988) ishte poet disident shqiptar.

Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku ai mund të jetonte. Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën “Shko dallëndyshe” shkruar nga Filip Shiroka, Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967. Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, “Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun …” dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit.

Për më shumë lexoni: Kush ishte Havzi Nela

 

Lajme të ngjashme

Back to top button