Një fitore tjetër e ekstremit të djathtë

Në krahinën Sachsen të Gjermanisë, janë mbajtur zgjedhjet vendore ku duket se ekstremi i djathtë vazhdon të suprizojë. Partia gjermane AFD, e cila kërkon rikthimin e Markës gjermane, fitoi 9.7%, duke u bërë edhe partia e parë euro-skeptike që fiton mbi 5% në një regjion në Gjermani.

Për të mos mbaruar këtu, partia neo-naziste gjermane, NPD gjatë gjithë kohës ishte mbi pragun 5%, për të kaluar në fund jashtë parlamentit, pasi arriti të fitojë 4.95%, por ishte sukses i paparashikuar për të.

Fituesit e vërtetë ishin CDU e Merkelit, 39,4 %, SPD, 12.4%; Die Linke, 18.9 %.

Por Merkeli kësaj here ka një kundërshtar më ndryshe, dhe prej herëve tjera me gjasë edhe dy kundërshtarë të BE-së./ F. Dika

Lajme të ngjashme

Back to top button