LSDM-ja përsëri kërkon rebalanc të buxhetit

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë përsëri kërkon rebalans të buxhetit shtetëror, pas konferencës së djeshme për shtyp të guvernatorit të Bankës Popullore, Dimitar Bogovit.

“Deklarata e djeshme e guvernatorit Dimitar Bogov, se Maqedonia duhet ta ndryshojë politikën fiskale për zvogëlimin e deficitit buxhetor e vërteton konstatimin e LSDM-së se të paraqitur në konferencën për shtyp më 4 korrik 2013, ku kërkuam edhe rebalans të buxhetit.

Dallimi i vetëm është se guvernatori Bogov, përdori një gjuhë teknike, të përgjithësuar, ndërsa nënkryetari i LSDM-së, Vanço Uzunov publikut i prezantoi fakte, sqarime dhe propozim-zgjidhje konkrete”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Bëhet fjalë për konfirmim të qëndrimit të LSDM-së se nevojitet ndryshim i politikës fiskale, për shkak se marrjet e borxheve të reja dhe harxhimi i mjeteve buxhetore për qëllime joproduktive nga ana e qeverisë, rritja e deficitit buxhetor të Maqedonisë futet në një zonë të rrezikshme që është e paqëndrueshme. Hapi i parë për zvogëlimin e deficitit buxhetor është rebalansi i buxhetit” thotë partia opozitare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button