Gjykata lejon bartjen e shamive në shkolla

Dy nxënëse 17 vjeçare të besimit islam nga Maqedonia, me qëndrim në Bürglen të kantonit Thurgau janë bërë shkak për një vendim që ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës, niveli më i lartë gjyqësor i vendit. Drejtoria arsimore e komunës së tyre ua kishte ndaluar të shkonin në shkollë me kokën e mbuluar me shami.

Me vendimin e gjykatës në fjalë, dy vajzat fitojnë të drejtën të vazhdojnë shkollimin pa u detyruar të heqin shamitë, shkruan nzz.ch, transmeton albinfo.

Këtë vendim, instanca më e lartë e gjyqësisë e ka marrë pas ankesës që ka bërë komuna, mirëpo ajo e ka lënë edhe më tutje hapur çështjen e ndalimit në parim ose jo, të mbajtjes së shamisë nëpër shkolla.

Shkolla në Bürglen ku i ndjekin mësimet dy vajzat nga Maqedonia mbronte qëndrimin se “shkolla ka për qëllim një qasje me besim të ndërsjellë dhe ndjekjen e saj pa shami”. Nisur nga ky arsyetim, ndalohet bartja e kapelave, shamive dhe syzeve të diellit gjatë qëndrimit në shkollë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button