UPDATE: Gruevski: Këto të pavërteta i përjetova shumë emocionalisht

Procesi gjyqësor i kryeministrit Gruevskit ndaj liderit të PRSD-së Petkovski është zhvilluar sot dhe kryeministri dha deklaratë.

Kryeministri Gruevski e hodhi poshtë deklaratën e Petkovskit me fjalët:

“Këto të pavërteta i përjetova shumë emocionalisht, me ndjenjë të brengës dhe të shqetësimit të brendshëm nga mundësia që kjo deklaratë të pranohet – madje edhe një pjesë e vogël e saj, nga rrethi im më i ngushtë ose më i gjerë, se unë kam pranuar ndryshimin e emrit.”

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * 

Kryeministri Nikolla Gruevski erdhi në gjykimin kundër liderit të PRSD-së, Tito Petkovski, në Gjykatën themelore Shkupi 2, ku mund të vërehej prani e madhe e sigurimit.

Por, gazetarët dhe kameramanët mbetën jashtë gjykatës. Edhe përkundër interesit të madh të mediave, brenda arritën të hyjnë vetëm disa gazetarë të gazetave “Nova Makedonija” dhe “Fokus” dhe një kameraman.

Kryeministri Nikolla Gruevski e padit kryetarin e PRSD-së, Tito Petkovski për shpifje për shkak se në tetor të vitit të kaluar për javoren “Fokus” ka deklaruar se Gruevski me letër zyrtare deri te sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara në vitin 2008 ka propozuar që emri i ri i vendit të jetë Republika e Maqedonisë – Shkupi.

Këto janë fakte të shpikura, thuhet në padi, ku kërkohet që Petkovski të paguajë dëmshpërblim prej 15 mijë eurosh për shkaktimin e dëmit ndaj nderi dhe autoritetit të Gruevskit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button