Thaçi vlerëson lartë lidershpin e ri evropian

Lidershipi i ri evropian ka njohje të mirë të situatës në Ballkan, kështu vlerëson kryeministri në largim Hashim Thaçi, i cili pret që të arrijnë së bashku ta avancojnë agjendën e dialogut dhe integrimit.

Në rrjetin social facebook ka shkruar se i ka dërguar urime Donald Tusk për përzgjedhjen në krye të Këshillit Evropian si dhe Federica Mogherini për shefe të diplomacisë së BE.

E përmend qysh me Tusk së fundi ka biseduar gjatë Samitit të Dubrovnikut ndërsa Mogherini thotë se e ka takuar në zyrat e tij para ca javëve.

“Pas raportit pozitiv për viza dhe parafimit të MSA, kosovarët presin që viti i ardhshëm të jetë vit i integrimit të thellë dhe lëvizjes së lirë në familjen evropiane. Tusk dhe Mogherini do të jenë shtylla mbështetëse në këtë proces”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button