Zonja e Parë e Estonisë kapet mat me një djalë të ri (VIDEO)

Familja presidenciale e Esonisë është tronditur pas një skandali ku Zonja e Parë është fotografuar madje dhe filmuar nën shoqërinë e një djali misterioz.

Revista vendase ‘Kroonika’ ka publikuar pamjet dhe videon ku shihet Eevelin duke shkëmbyer puthje e përqafime plot pasion me të riun rreth moshës 30-vjeç, i identifikuar si Vincent Aranega një ‘playboy’ i diskotekës.

Zonja e pare e Estonise me burrin
Zonja e pare e Estonise me burrin

Sipas revistës ‘Kroonika’ ata janë fotografuar në një lokal nate ku pasi kanë qëndruar duke e dëfryer deri në orët e para të mëngjesit më pas janë larguar së bashku, ndërsa kreu i shtetit Toomas Hendrik Ilves ndodhej në rezidencën presidenciale.

Menjëherë pas publikimit të këtij skandali mediat e huaja shkruajnë se Eevelin është për në SHBA dhe se nëpërmjet faqes së saj Facebook ajo ka shkruar ‘Po kaloj një moment të vështirë në jetën time’.

Toomas Hendrik Ilves dhe bashkëshortja Eevelin janë të martuar prej 10 vitesh dhe kanë një vajzë 11-vjeçare, dhe mediat estoneze shkruajnë se çifti presidencial prej kohësh nuk shkonin mirë, madje ata shkruajnë se edhe vetë presidenti është përfshirë para disa kohësh në një mërrdhënie jashtëmartesore.

Lajme të ngjashme

Back to top button