Fëmija që mbijetoi Srebrenicën tani do të luajë për Barcelonën (VIDEO)

Emir Sulejmanoviq ka 18 vjet dhe ende është basketbollist jo i afirmuar, por bëhet fjalë për një ndër basketbollistët më të talentuar të gjeneratës së tij në Evropë.

Gjatë kohës së gjenocidit në Srebrenicë, më 13 korrik, në pyjet përreth qytetit është lindur Emiri.

Ky fëmijë ka mbijetuar spastrimin etnik më të tmerrshëm në Evropë dhe botë dhe është zhvilluar në basketbollist, edhe atë me 204 cm dhe sot e tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Marrëveshja mes Emirit dhe gjigantit Barcelona është arritur sot, mu në ditën kur ka filluar masakra e përgjakshme në Srebrenicë në vitin 1995.

Sipas marrëveshjes, ai do ta vesh fanellën e Barcelonës në tre vitet e ardhshme me mundësi që marrëveshja të vazhdojë edhe për 2 sezone tjera. Më parë ai ka luajtur për Union Olimpija, ndërsa sezonin e kaluar ka qenë i zgjedhur si MVP në ligën juniore të Evropës.

Lajme të ngjashme

Back to top button