Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Ligjin për Amnisti

Është miratuar në parim nga Kuvendi i republikës së Kosovës me 91 vota për dhe 17 kundër. Ligji për Amnistinë, i cili ka ardhur si rezultat i Marrëveshje së arritur në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ky Ligj erdhi për herë të dytë për miratim në Parlamentin e Kosovës, sepse herën e parë nuk i mori votat e deputetëve. Por, në votimin e dytë ky Ligj, ka pësuar ndryshime, sepse është hequr neni 3 i tij, i cili ishte i kontestueshëm edhe për një numër të madh të ligjvënësve.

Thirrje për miratimin e  ligjit kishin bërë përfaqësues të lartë të SHBA-ve dhe të BE-së, ndërsa kundërshtimin më të madh për miratimin e këtij Ligji e ka shprehur Lëvizja Vetvendosja dhe një pjesë e opinionit publik.

Seanca vazhdon ne ora 15:00 ku Ligji për Amnistinë do te votohet edhe ne leximin e dyte.

Lajme të ngjashme

Back to top button