Saraçini-Trajanovski prezantuan ligji për zona të gjelbërta

Ministri  i ekonomisë, Valon Saraçini  së bashku  me kryetarin e  BVNJL-së  kanë  promovuar  Ligjin  ri për themelimin e  zonave të  gjelbërta dhe industriale.  

Qëllimi  këtij  ligji është përshpejtimi  i  zhvillimit  ekonomik lokal dhe në  shtet.

Një ndër  risit e ligjit është se komunat do të mund të themelojnë edhe  zona të gjelbërta,  ku  kompanitë  do të kenë mundësi të prodhojnë energji elektrike nga  burimet alternative.

 ‘Dobi më të madhe nga ky ligj do të kenë komunat dhe kompanitë të cilat duhet të investojnë. Sipas ligjit për zona industriale parashikohet edhe krijim i zonave të gjelbërta, qëllimi i të cilave është në këto zona të prodhohet energji elektrike nga alternative të  energjisë’ tha Saraçini.

Kryetari i  BVNJL-së Koce Trajanovski ka tha se kjo është një mundësi  për  komunat  në republikën e Maqedonisë  të japin  kontributin e tyre në zhvillimin e  ekonomisë  lokale në  komunat

‘Ne e përkrahim këtë ligj sepse ky ligj do të mundësoj  komunat të formojnë zona industriale dhe zona të gjelberta ashtu që do të formojnë edhe ndërmarrje publike. Qëllimi i këtij ligji dhe komunave është përkundër zhvillimit lokal  të  vijnë  investitorë të  cilët  do të ndërtojnë objekte  që do të kenë  shkallë të ultë të ndotjes, të cilët  do të zbatojnë  teknologji  përparimtare që kursejnë energji dhe teknologji që  do të ketë  efekte  minimale  ndaj  ambientit  jetësor’ tha  Trajanovski.

Propozim  Ligji për  themelimin   zonave  te gjelberta  dhe industriale  është  miratuar  nga qeveria  pritet që  të  kaloj edhe në procedurë parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button