Tetovë, qytetarët nuk mund t’i mbulojnë harxhimet

Me ardhjen e muajt  të Ramazanit si çdo vit, edhe këtë vit kemi ndryshim të çmimeve.
 Si zakonisht rënia e standardit jetësor viteve të fundit, ka bërë që xhepat e qytetarëve të jenë më të zbrazëta. Ata  ankohen se me rrogë mesatare nuk mundet t’i mbulojnë të gjitha harxhimet, dalin për të  blerë, mirëpo llogaria e shtëpisë  me atë të tregut ndryshon shumë dhe nuk mund t’i blejnë të gjithë produktet  të cilët i kanë planifikuar. 

“Ja sot kam dalë për të blerë, por as gjysmën e listës nuk kam mundur që ta blej, nuk më dalin të hollat ” thotë Rexhep Latifi.

Ndryshe nga blerësit, shitësit mendojnë se produktet të cilët i shesin janë me çmime të kapshme për çdo xhep të qytetarëve mirëpo thonë se çdo qytetar nuk ka mundësi të blejë çdo produkt , për shkak të krizës financiare që kanë.

“Nuk mund të themi se kemi rritje të çmimeve, përkundrazi tash për ramazan kemi ulje, por kërkesat e një qytetari janë të shumta dhe ata nuk mund të blejnë çdo send”, thotë Ismaili shitës në tregun e gjelbër të Tetovës.

Gjatë Ramazanit në tregun e gjelbër  të Tetovës tregtarët mundohen ta mbushin pak më shumë tregun me mallrat që ju nevojiten qytetarëve . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button