Spitale të ndaluara për qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës?

Qeveria e Maqedonisë planifikon hapjen e të ashtuquajturave “Zona të lira Shëndetësore”, ku do të hapen spitale të huaja.

Këto spitale do të funksionojnë sipas modelit të spitaleve të tilla në Turqi, Dubai dhe Korenë Jugore, që do të kenë privilegje të shtuara nga shteti. Por, nga ana tjetër, ajo që do të jetë skandaloze është se në këto spitale është e ndaluar qasja dhe trajtimi i shtetasve të Maqedonisë dhe të Kosovës.

Paralajmërimet e tilla bëhen sot nga e përditshmja “Shtypi i Lirë” (Sloboden Pecat) në Shkup, e cila shkruan se zonat e tilla do të jenë të hapura pas tre viteve, kryesisht në rrethinën e Shkupit.

Ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov, deklaroi se për këto spitale të huaja do të kenë lehtësime tatimore, si dhe trajnime për mjekët, dhe se gjithçka do të mbulohet nga buxheti shtetëror.

Qëllimi i këtij projekti është që të tërhiqet kapital i huaj dhe të aplikohen metoda të reja shëndetësore. Por, nga ana tjetër, do të ruhet konkurrenca e brendshme dhe se në 10 vitet e fundit këto spitale nuk guxojnë të punojnë me pacientë nga Maqedonia dhe Kosova.

Atyre u lejohet vetëm nëse spitalet vendore nuk kanë trajtime apo terapi speciale mjekësore.

Kjo ide është vlerësuar si skandaloze dhe turpëruese për qytetarët e vendit, por edhe për Kosovën. Ndërsa, nuk dihet se përse nuk lejohen qytetarët e Kosovës. Ekspertë të caktuar theksojnë se kjo aplikohet, për shkak shtetasit e Kosovës harxhojnë mijëra euro për trajtim mjekësor në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button