Ekskluzive: Enis Bardhi te Ujpesti i Hungarisë

Enis Bardhi nuk arriti të mbetet pjesë e skuadrës gjermane, Koblenz, edhe pse stafi i skuadrës bëri të pamundurën për ti rregulluar leje qëndrimin. Me këtë rast edhe futbollisti shkupjan, është detyruar që të ndërroj mjedis, që të mos mbetet pa angazhim.

Por gjithsesi, ai dhe menaxherët e tij, kanë bërë një zgjedhje shumë të mirë, duke e dërguar Bardhin në një skuadër të madhe sikurse është Ujpest i Hungarisë, e ku pritet që së shpejti edhe të fillojë me paraqitjet e tija.

Enis Bardhi dhe Meriton Berisha në momentin e firmosjes së kontratës me Georgi Atila menaxher hungarez
Enis Bardhi dhe Meriton Berisha në momentin e firmosjes së kontratës me Georgi Atila menaxher hungarez

“Pas tentativave që bëri klubi i Koblenzit për t’ja rregulluar Enisit lejen e qëndrimit, doli pa sukses. Ne ishim të detyruar ta aktivizojmë një tjetër mundësi dhe pas provave dhe testimeve mjekësore Enisi nënshkruajti për skuadrën FC UJPEST nga Hungarija (superligë). Tani më gjithçka është zyrtarizuar nga ana e klubit dhe presim momentin kur edhe Enisi do të debutojë”, ka thënë Meriton Berisha, që është dhe një nga më të meritorët për ecurinë e karrierës së Enis Bardhit.

Të përkujtojmë se FC Ujpes është një skuadër shumë e madhe, ka fituar 20 herë titullin kampion të shtetit, 9 herë është fituese e Kupës dhe 3 herë Super Kupës, ndërsa në radhët e saja ka futbollistë nga Spanja, Belgjika, Uruguai, Kroacia, Serbia dhe shtete tjera me shumë përvoje në futboll. Njëkohësisht president i klubit është belgu Roderick Duchâtelet, që është djali i presidentit të klubit belg Standard De Liège.

Të përkujtojmë se Enisi me paraqitje të mira ka luajtur edhe për ekipet e KSF Prespa Birlik në kampionatin e Suedisë, ku kishte ndihmë të madhe dhe nga trajneri i këtij klubi Agim Sopi, i cili ka bërë të pamundurën për talentin shqiptar, ndërsa më pas ishte pjesë edhe e Brondbyt të Danimarkës, për të kaluar te Koblenz në Gjermani dhe tani së fundi në superligën e Hungarisë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button