Peticioni kundër rastit “Monstra” nis nga Zvicra

Sot pritet të nisë mbledhja e nënshkrimeve kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve në rastin “Monstra”, në disa qytete të Zvicrës.

“Ky peticion do të realizohet nëpërmjet hapjes së pikave të ndryshme nëpër qytetet e Maqedonisë ku qytetarët nëpërmjet nënshkrimit do të japin kontributin e tyre kombëtar dhe njerëzor. Për realizimin sa më të suksesshëm të këtij peticioni si formë e ndërgjegjësimit kombëtar do të hapen pika të ngjashme edhe jashtë Maqedonisë”, deklaroi Bedri Ajdari, Kryetari i Këshillit Organizativ të Protestave.

Organizatorët i bënë thirrje shoqërisë civile dhe qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë të mbështesin peticionin në kërkim të drejtësisë për shqiptarët e pafajshëm që sipas tyre, vuajnë dënime të padrejta në burgjet e Maqedonisë.

Këshilli organizativ lajmëroi se më nuk do të ketë protesta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button