Mot laraman, me shi e diell

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira të mesme dhe më ngrohtë me periudha më të gjata të diellit, ndërsa në orët e pasdites me shi lokal të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave më shumë në pjesët perëndimore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, paradite me vranësira mesatare dhe me periudha të diellit, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Temperatura e e ditës do të rritet deri në 29 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button