Sot nis Botërori i basketbollit në Spanjë

Duke filluar prej sot e deri më 14 shtator, në Spanjë do të organizohet veprimtaria e dytë më e madhe sportive për këtë vit, kampionati botëror në basketboll. I njëjti, do të zhvillohet në gjashtë qytete spanjolle, në të cilat duke nisur nga faza grupore, do të garojnë gjithsej 24 përfaqësueset më të mira botërore.
Në mesin e tyre, si favorit më të mëdhenj pos Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa dyshim që janë edhe organizatorët e këtij evenimenti, spanjollët.
“Furia e Kuqe” gjendet në grupin “A”, bashkë me Serbinë, Francën, Brazilin, Egjiptin dhe Iranin, ndërsa garimin do ta nis me kundërshtarin më të lehtë në letër, Iranin.
Kampionët në fuqi, SHBA-të, të dobësuar pas disa mungesave të rëndësishme, sërish shihen si favorit absolut në Grupin “C”, ku bëjnë pjesë edhe Turqia, Ukraina, Zelanda e Re, Republika Dominikane dhe Finlanda, ndaj së cilës kombëtare do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë në këtë Botëror.
Në grupin “B”, që është më i ekuilibruar, do të luajnë Kroacia, Greqia, Argjentina, Porto Riko, Senegali dhe Filipinet, ndërsa në grupin “D”, më pak interesant nga të gjithë grupet tjera, do të garojnë Sllovenia, Lituania, Angola, Korea e Jugut, Meksika dhe Australia.
Ndryshe, katër ekipet e para nëpër grupe, do të avancojnë më tutje në çerekfinale, ndërsa finalja e madhe është paraparë të luhet me 14 shtator, në kryeqendrën spanjolle, Madrid.

GRUPI A

Spanjë, Brazil, Serbi, Egjipt, Francë, Irani.

GRUPI B
Argjentinë, Kroaci, Greqi, Filipinët, Porto Riko, Senegal.

GRUPI C
SHBA, Rep. Domenikane, Finlandë, Zelanda e Re, Turqi, Ukrainë.

GRUPI D
Meksiko, Angola, Lituani, Korea, Australi, Slloveni.

Lajme të ngjashme

Back to top button