Largoni 5 kg në një javë me këtë supë

Dieta me supë lakre është dietë 7-ditore që siguron rënien në peshë rreth 5 kg në javë. Ajo është e pasur me fibra dhe e varfër në yndyra dhe karbohidrate. Karakteristika themelore e kësaj dietë është se sa më shumë të hani, aq më shumë bini në peshë.

Kjo dietë është për rezultate të shpejta dhe zakonisht rekomandohet për personat me një shkallë obeziteti të lartë, e cila i paraprin një plani dietik afatgjatë për humbjen në peshë. Supa e lakrës shoqërohet edhe me një recetë për të siguruar vlerat ushqimore të nevojshme.

Kujdes! Nëse do të konsumoni vetëm supën gjatë ditës, do të krijoni mangësi në marrjen e lëndëve ushqimore dhe si pasojë, probleme në organizëm.

Përbërësit 1 lakër të bardhë të madhe 6 kokrra qepë

2 kokrra domate

3 speca jeshile 3

karrota

2 lugë gjelle selino të grirë

1 lugë gjelle majdanoz të grirë

Kripë Piper

Përgatitja I lajmë mirë të gjitha perimet dhe i presim në copa të vogla. Më pas, i hedhim në një tenxhere me ujë të valuar dhe i lëmë të ziejnë për rreth 10-15 minuta. Për shije më të mirë, shtoni erëza të ndryshme, sipas dëshirës.

Lajme të ngjashme

Back to top button