Bien ballkonet e një ndërtese në Zvicër, aty banojnë edhe shqiptarë

Tri familje shqiptare, 2 nga Kosova dhe një nga Ulqini, kanë mbetur pa u lënduar kur ballkoni i katit të fundit i një ndërtese në Rapeswil të St Gallentit në Zvicër, ku ata banonin është shembur duke prishur në zinxhir të gjitha ballkonet e tjera të mëposhtme.

Në momentin që ballkonet kanë rënë, asnjë nga banorët e ndërtesës nuk ka qenë në to, ndaj dhe siç kanë njoftuar organet policore zvicerane, nuk ka pasur asnjë të lënduar. Ngjarja kishte ndodhur të mërkurën rreth orës 18.00.

Anton Domgjoni, njëri prej banorëve që kishte lajmëruar menjëherë policinë, ka deklaruar se e tërë familja është trishtuar me dridhjen që ka shkaktuar shembja e njëpasnjëshme e ballkoneve në anën tjetër të ndërtesës.

 Ai ka 5 vite që jeton në këtë banesë, ballkonet e së cilës  janë të bllokuara për shkaqe sigurie ndërsa banorët jetojnë ende aty. Shumë banorë nuk kanë besuar se kjo mund të ndodhë edhe në Zvicër, informon gazeta “Bota sot”

Lajme të ngjashme

Back to top button