Gjallëroni çerdhet dhe Vodnon, jepni kontributin tuaj!

Këshilli rinor i Ambasadës së Amerikës në Maqedoni dhe SWT Alumni Maqedoni do ti ngjyrosin muret dhe parmakët e disa çerdheve të Maqedonisë si dhe gjithashtu do të shënojnë me ngjyrë disa pjesë të stazave malore të Vodnos në Shkup. Për këtë aktivitet mund secili të kontribuojë dhe më pas do të shpërblehet.

Organizatorët e mbështetur nga Ambasada e Amerikës në Maqedoni do ta organizojnë aksionin e dytë vullnetar në kuadër të projektit You Are Not Alone (YANA). Më 13 shtator do të ngjyrosen muret dhe parmakët e disa çerdheve të Maqedonisë ndërsa më 14 shtator  do të shënohen me ngjyrë disa pjesë të stazave malore të Vodnos në Shkup.

“Qëllimi i aksionit është të shënohet Dita e sulmit terrorist në Amerikë 9/11. Me punën tonë vullnetare, dështojmë ti nxisim qytetarët por dhe kompanitë të mbajnë përgjegjësi kolektive ndaj vendbanimit dhe mjedisit jetësor ku banojnë. Për tu realizuar këto projekte është e nevojshme që gjithë ju të kontribuoni për ndonjërin nga këto dy projekte, ndërsa më pas do të shpërblehet” shkruhet në kumtesën e organizatorëve.

Kontributi juaj mund të realizohet në këto dy linqe:

https://letsfundit.mk/Home/ProjectDetails/1148
https://letsfundit.mk/Home/ProjectDetails/1150

Lajme të ngjashme

Back to top button