“Solidarizimi para dhe pas Ramazanit”, suksesshëm

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë në bashkëpunim me organizatën gjermane Muslime Helfen, për të dytin vit me radhë, realizoi projektin ”Solidarizimi para, në dhe pas Ramazani”.

Vitin e parë projekti përfshinte 15 familje skamnore nga Komuna e Likovës dhe Kumanovës, ndërsa sivjet ky projekt përfshiu 32 familje skamnore nga Komuna e Likovës dhe Kumanovës.

Projekti pati një kohëzgjatje prej tri muajve dhe përfshinte në vetvete produktet bazë ushqimore. Vitin e dytë projekti në total kushtoi 4615 euro dhe u mbështet tërësisht financiarisht prej organizatës gjermane Muslime Helfen.

I njëjti projekt u realizua edhe në Luginën e Preshevës nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Preshevë.Ky projekt po shndërrohet në tradicional me platformë të shtrirjes së vazhdueshme në terren.Shpresojmë se vitin tjetër në projektin në fjalë do të përfshihen më shumë familje skamnore.

Lajme të ngjashme

Back to top button