Samiti i Berlinit solli këto vendime për Ballkanin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe liderët e Ballkanit perëndimor, gjatë konferencës në Berlin sollën disa vendimet për 4 vjeçarin e ardhshëm.

Në lidhje me Maqedoninë duhet urgjentisht të zgjidhet kontestimi i emrit, që të vazhdohet më tej me reformat.
Në katër vitet e ardhshme, duhet reforma të  mëtejshme dhe zgjidhjen e problemeve bilaterale mes shteteve.

Përveç emrit, për Maqedoninë kërkohet që edhe opozitës ti lejohet që rolin e saj ta bëjë në parlament, kërkohet pluralizëm në media, sindikata të pavarura, si dhe ekonomi dhe gjyqësor të pavarur nga politika.

Theks i veçantë në takim ishte edhe infrastruktura, që do i përmisonte raportet dhe dialogun mes vendeve. Ajo që përmendet shpesh është ‘Autostrada e kaltër’, që do lidhte tërë bregdetin Adriatik me një autostradë.
Kjo e fundit pritet të financohet nga BE-ja.
Pjesë në këtë takim ishin kryeministrat nga Maqedonia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.

Më konkretisht, Portalb ju sjell disa nga 18 konkluzionet në deklaratën përfundimtare:

Pajtohemi që konferenca e sotme duhet të sigurojë një kornizë katër-vjeçare gjatë së cilave ne do të përkushtohemi të arrijmë përparim të vërtetë në procesin e reformave, në zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe çështjeve të brendshme si dhe të arrijmë pajtim me dhe në mes të shoqërive tona të regjionit. Ne gjithashtu jemi të bashkuar rreth qëllimit për fuqizimin e bashkëpunimit regjional ekonomik dhe në ndërtimin e themeleve për një rritje ekonomike të qëndrueshme.

Bashkërisht kemi vendosur që çdo vit të realizojmë takime të këtij formati në katër vitet e ardhshme me qëllim që ta implementojmë axhendën rreth të cilës sot u morëm vesh dhe gjithashtu të kontribuojmë në realizimin e këtij qëllimi me projekte të tjera specifike. Austria do të jetë nikoqire e takimit të ardhëm në vitin 2015. Ky takim do të krijojë mundësi për ta vlerësuar rezultatet eventuale.

Të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor fuqishëm besojnë se e ardhmja e tyre është ne Bashkimin Evropian.

Qeveria e Gjermanisë e thekson mbështetjen e saj për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Të gjitha vendet e këtij regjioni kanë mundësi të kyçen në BE nëse ata i plotësojnë kushtet e nevojshme për anëtarësim.

Të gjitha vendet e theksojnë nevojën për zgjidhjen e çështjeve bilaterale sa më shpejtë që është e mundshme në interes të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit të regjionit. Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë e përsëritën vendosmërinë e tyre për të rigjallëruar procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Mosmarrëveshja  për emërtimin mes IRJ të Maqedonisë dhe Greqisë është një nga çështjet e pazgjidhura dypalëshe. Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord që ky kontest urgjentisht duhet të zgjidhet me vullnet për kompromis nga të gjitha anët. Ku është e mundur, vendet duhet të shfrytëzojnë ndikimin pozitiv të fqinjëve rajonal në kapërcimin e sfidave të brendshme politike. Kjo vlen në veçanti për ringjalljen e procesit të reformave në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor theksojnë gatishmërinë e tyre për të rritur bashkëpunimin mes njëri-tjetrit. Organizatat rajonale të tilla si Këshilli për Bashkëpunim Rajonal do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë veprim.

Bashkëpunimi rajonal duhet të përfshijë edhe shoqërinë civile. Në këtë kontekst, Shtetet pjesëmarrëse theksuan dëshirën unanime të zgjerojë shkëmbimin ndërkombëtar, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord që masa të mëtejshme duhet të merren për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor përsëritën gatishmërinë e tyre për të kryer reforma të mëtejshme që synojnë rritjen e sigurisë juridike në vendet e tyre, për të mbështetur dhe përforcuar pavarësinë e gjyqësorit të tyre, dhe të punojnë më intensivisht së bashku përtej kufijve në strukturat rajonale dhe bilaterale.

Në një demokraci pluraliste, opozita duhet të jetë në gjendje për të luajtur rolin e saj në kuadrin parlamentar, dhe ajo duhet të dëshirojë për ta bërë këtë. Një shoqëri civile politikisht aktive mund të jep mbështetje konstruktive në lidhje me forcimin e mëtejshëm të bashkësive demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke sjellë edhe këto shtete më afër BE-së. Parakushtet për këtë përfshijnë një peizazh pluralist të medias, sindikata të pavarura, dhe një ekonomi që mund të përmbushë rolin e saj si pjesë e komunitetit, të lirë nga ndërhyrjet politike. Gjermania mbetet e angazhuar për nxitjen e lirisë së mediave në rajon. Për këtë qëllim, Ministria e Jashtme Federale është duke zhvilluar një seminar për dymbëdhjetë gazetarëve kryesorë nga të gjitha vendet e rajonit, si pjesë e programit kuadër të konferencës.

LEXO: Angela Merkel me mesazh të fuqishëm kundrejt liderëve të Ballkanit Perëndimor /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button