Në Studeniçan lindin më shumë foshnja se në disa qytete të Maqedonisë Lindore

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se në tre muajt e parë të vitit vetëm në Komunën e Studeniçanit kanë lindur po aq foshnja sa kanë lindur në disa qytete të Maqedonisë Lindore.

Kështu, në periudhën e parë tremujore të këtij viti në Maqedoni, vetëm në Studeniçan të Shkupit, komunë kjo e banuar nga shqiptarët kanë lindur 128 foshnja, që është një numër i njejtë me të porsalindur me qytetin e Shtipit, ku kanë lindur 129 foshnja.

Numri i fëmijëve të lindur në Studeniçan është më i madh edhe se qyteti i Sveti Nikoles (30 foshnja), Probishtipit (27), Resnjsës (37), Negotinës (41) dhe Kavadarit (83).

Lajme të ngjashme

Back to top button