Recension: Këta janë tre stilistët më të mirë në Maqedoni

Në lumin me informata nga politika dhe kronika e zezë, produkti gazetaresk që e recensojmë paraqet një freskim të vërtetë, veçanërisht për shkak të asaj se bëhet fjalë për fotosesion të tre stilistëve dhe floktarëve më të njohur në Maqedoni. Në aspektin tematik kjo mund të vendoset në modë, estradë, trendet e modës. Problemi në tekst është se media nuk i ka paraqitur ata si më të njohurit, që është mendim i pranuar gjerësisht, por si më të mirët, e këtë nuk e ka mbështetur me asgjë.

“Aleksandar Biljanovski-Dadar, Sreten Kostiq nga studioja “Art” dhe Ljupço Petrushevski-Bube nga studioja “In” janë stilistët më të mirë te ne, të cilët me vite e zbukurojnë estradën maqedonase.

FireShot Screen Capture #023 - 'Ова се тројцата најдобри стилисти во Македонија - Либертас' - libertas_mk_ова-се-тројцата-најдоLinku deri te artikulli origjinal: Këta janë tre stilistët më të mirë në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 26.08.2014 11:31

Data e recensionit: 27.08.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

KU ËSHTË GABIMI

Media nuk i referohet asnjë institucioni referent, rezultati nga ndonjë garë, vlerësimit të jurisë së ndonjë sfilate mode, me të cilën do ta mbështeste tezën se ata janë më të mirët. Treshja e përmendur e stilistëve ndoshta ka marrë pjesë në sfilata dhe gara vendore dhe ndërkombëtare të këtij zanati dhe kanë marrë diploma dhe mirënjohje me të cilat mund të lavdërohen se janë ndër më të mirët ose më të mirët, por në informatë kjo nuk është theksuar.

Atëherë, në bazë të cilës gjë lexuesti duhet të besojnë se: “Dabari është më i mirë për makijazh, Sreteni për frizura, ndërsa Bube In për inovacionin në frizura”. Nuk e kontestojmë kualitetin e shërbimeve të tyre, mirëpo që ta fitojnë epitetin e “më të mirëve”, media është dashur t’i referohet ndonjë rangimi formal ose të ngjashme, që do ta vërtetonte këtë. Kështu fitohet përshtypja se bëhet fjalë për tekst promotiv, reklamues.

Në botë dhe në rajon ekzistojnë edhe revista të modës të cilat organizojnë sfilata dhe gara për këtë kategori të shërbimeve, por në tekst nuk shihet se ndoshta media e cila i prezanton ata ka qenë organizator i një gare të tillë dhe në konkurrencë të pjesëmarrësve të tjerë, këta të tre i ka shpallur si më të mirët. Në të kundërtën, te lexuesit shkaktohet huti, dhe manipulohen që në titull “Këta janë tre stilistët më të mirë në Maqedoni”.

 

KUSH E KA BËRË FOTO-SESIONIN?

Nuk ka dilemë se ky produkt gazetaresk karakterizohet me njërin nga kualitetet kryesore të të shprehurit gazetaresk – përmbajtësinë. Përmbajtësia është plotësuar me një foto-sesion të bukur të personave për të cilët flitet. Mirëpo, lexuesit absolutisht nuk është e thënë se duhet t’i njohin personat e përmendur, kështu që gjenden para rebusit: kush është kush në këto fotografi, për shkak se askund nuk ka legjendë, që është rregulli kryesor në gazetari kur teksti ilustrohet me fotografi. Çdo fotografi duhet të ketë legjendë që lexuesi ta dijë se çka sheh para vetes. E kur themi se fotografitë janë kualitative dhe tërheqëse, do të ishte mirë të dihet edhe autori i tyre.

Nuk është respektuar neni 4 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

Neni 4.

Gazetari do ta bëje të ditur burimin e informacionit, por nëse burimi kërkon të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button