Tërhiqet Platini: Nuk kandidoj për president të FIFA-s

Michel Platini nuk do të kandidojë për postin e Presidentit të FIFA-s në zgjedhjet që do të mbahen në maj të 2015.

Numri një i UEFA-s e komunikoi vendimin e tij në mbledhjen me 54 anëtarët e qeverisë europiane të futbollit në Monte Carlo, duke thënë se është i përqendruar për të cuar përpara projektin e tij në krye të futbollit europian.

Në muajin qershor Platini ishte shprehur kundër rikandidimit të Sepp Blater, i cili do të ketë si konkurrent Jerome Champange në tantativën për të fituar mandatin e tij të pestë si president i FIFA-s. Sep Blater është në krye të qeverisë së futbollit botëror që nga viti 1998 dhe pavarësisht moshës së thyer, do të rikandidojë për një mandat të pestë.

Tërheqja e Patini do të thotë se 78-vjecari do të ketë vetëm një rival në zgjedhjet presidenciale, pikërisht francezin Jerome Champange, që ka qenë anëtar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button