Maqedoni, qindra qytetarë mbetën pa rrogë dhe pa pension

I ngatërruar mes ligjeve të paharmonizuara dhe labirinteve institucionale, Danko L është njëri nga qindra qytetarët në Maqedoni i cili, edhepse i ka përmbushur kushtet, assesi nuk mund të shkojë në pension. Problemet te ky 64-vejaçar nga Kumanova kanë filluar në firmën ku ka punuar, dhe e cila vite me rradhë nuk ia ka paguar kontributet e detyrueshme. Kur ka vendosur ta realizojë të drejtën për pension, ky punëtor është përballur me problem të cilin nuk do ta mund ta zgjidhë lehtë dhe shpejt. Nyja është lidhur për shkaka të mosharmonizimit të ligjeve dhe paqartësive juridike.

Mosharmonizimi i katër ligjeve – Ligjit për bruto rrogat, Ligjit për procedurë kontestimore (LPK), Ligjit për përmbarim si dhe Ligjit për sigurim të detyrueshëm mund të lë qindra qytetarë të Maqedonisë pa pensione sepse në vend si deri më vitin 2009 kur punëdhënësit arkëtonin veçmas rroga dhe veçmas kontribute, tani ata duhet të bëjnë pagesë të integruar të të gjitha kostove për një punëtor..

Drejtësia e ngatërruar në ndeshjen e ligjeve

Pak shpresë i është shfaqur kur Gjykata themelore në Kumanovë ka vendosur në dobi të tij ndërsa përmbaruesi i ka arkëtuar paratë nga ndërmarrja ku ka punuar Danko. Por në vend që paratë të arkëtohen në llogari të  Fondit për sigurim penzional dhe invalidor ata ende qëndrojnë në llogari të përmbaruesit kumanovar.

„I lajmërova edhe Мinistrinë e financave dhe Drejtorinë e të hyrave publike(DHP)).Por nga DHP kërkuan që të dorëzohet pasqyrë tabelare e kontributeve për sigurim penzional dhe invalidor, kontribut për sigurim shëndetësor, kontribut për  sigurim plotësues shëndetësor, kontribut për punësim dhe tatim personal të rrogës për periudhën nga janari deri nëntor 2009. Vendimi duhet ti përmbajë këto të dhëna që të përputhet me konceptin e pagesës së integruar sipas  Ligjit për bruto rrogë që implementohet pikërisht nga viti 2009. Nga drektoria rajonale në Shkup kërkuan që të ndryshohet vendimi i cili është i plotfuqishëm, që është e pamundur “, e spjegon hallin e tij Danko.

Edhe  FSPI edhe DHP edhe gjykatat edhe Dhona e përmbaruesve janë njëzëri se ka problem, por secila nga këto institucione spjegon se punon në bazë të ligjit dhe nuk guxon ndryshe.

Sistemi i pagesës së integruar i DHP-së për përllogaritjen dhe arkëtimin e kontributeve është i koncipuar ashtu që në të duhet të vendosen të dhënat për të gjitha kontributet veçmas duke përfshirë këtu edhe rrogën, kontributet për sigurim shëndetësor dhe shëndetësor plotësues, si dhe të gjitha tatimet që punëdhënësit i paguajnë punëtorëve. Por gjykatat, shpesh edhe me faj të palëve sjellin vendime gjysmake në të cilat aktvendosin pagesë të kontributeve vetëm për sigurimin pensional dhe invalidor por jo edhe për të dhënat e tjera. Ka kolizion mes Ligjit për bruto rrogë dhe LPK-së “, thotë Gordan Stankoviq,anëtar i Këshillit drejtues të OPRM.

Për shkak të kësaj, spjegon ai, në llogari të përmbaruesve me vite qëndrojnë para të paarkëtuara për kontribute që nuk mund të arkëtohen në DHP me çka përmbaruesit e thejnë Ligjin për përmbarim.Sipas këtij ligji, në llogari të përmbaruesit paratë e arkëtuara nuk mund të qëndrojnë më shumë se 15 ditë.

Nga DHP spjegojnë se në bazë të kërkesës së dorëzuar nga ana e përmbaruesit, në bazë të aktvendimit gjygjësor, ata përgatisin fatura dhe urdhëresë për pagesë sipas sistemit të bruto-rrogës. Sipas këtij sistemi, parashihet që të bëhet pagesë e të gjitha kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm soacial, tatimi pesonal i rrogës dhe pagesës së neto—rrogës.

Nga Gjykata themelore Kumanovë deklarojnë se edhe nëse dëshirojnë, nuk mund të vendosin ndryshe, pasiqë kështu do të kishin punuar ndryshe nga Ligji për procedurë kontestimore (LPK).

Sipas ligjit, gjykata nuk guxon të dalë jashtë kornizave të kërkesave që i bëjnë palët në aktpadi. Sa i përket kërkesave paditëse nga marrëdhëniet e punës, sipas qëndrimit parimor të Gjykatës kushtetuese punëtori mund të parashtrojë padi vetëm për kontributet nga sigurimi pensional dhe invalidor, gjykata në këtë pjesë e refuzon kërkesën paditëse sepse të drejtë për parashtrim të padisë për kontribute të papaguara ka Fondi për sigurim shëndetësor (FSSH) për tatim personal këtë të drejtë  e ka Drejtoria e të hyrave publike(DHP)“, pohojnë nëgjykatën e Kumanovës  

Кush guxon dhe kush nuk guxon ti padisë punëdhënësit?

Nga FSPIM spjegojnë se ata nuk kanë asnjëfarë kompetence ligjore të padisin mospaguesit, andaj nëse arkëtimi i kontributeve nuk është vullnetar atëherë ata munden vetëm ta bllokojnë llogarinë e punëdhënësve.

As me ligjin e mëparshëm për SPI as me këtë aktual, dhe as meLigjin për kontribute nga sigurimet e obligueshme sociale FSPIM nuk ka pasur dhe nuk ka mundësi ligjore të parashtrojë padi kundër punëdhënësve që nuk paguajnë kuntribute për sigurime penzionale dhe invalidore.Mundësia e vetme nga fondi është bllokimi i llogarisë së obliguesit tatimor nëse ata nuk i paguajnë me kohë kontributet edhe atë vetëm për kontributet deri në fund të vitit 2008 “, thotëZanija Asanoskikryeshef i kontrollës së të dhënave në FSPIM.

Edhe nga Drejtoria e të hyrave publike thuan se sipas rregullave të tyre për punë, drejtoria është e obliguar vetëm të përcaktojë kontribute dhe tatime dhe të njëjtat ti arkëtojë vullnetarisht ose me forcë.

Vetëm  Fondi për sigurim shëndetësor (FSSH)zhvillon beteja gjygjësore me punëdhënësit që nuk i paguajnë kontributet për punëtorët.

FSFHMpara gjykatave kompetente ka disa konteste gjygjësore sip janë procedurat për kërkesa të kontributeve të papaguarapër të cilat shtë hapur procedura e falimentimit ose e likuidimit. Pastaj, kemi aktpadi kundër obliguesve për kontribute të papaguara si dhe procedura për kompensim të dëmit për kostot e bëra mbrojtje shëndetësore dhe rrogës në rast të pengimit për punë. Në vitin 2013 janë bërë 646 procedura. Kërkesat e përgjithshme të fondit janë 140,4 milionë denarë dhe janë arkëtuar rreth 4,6 milionë denarë“, thuan në FSSHM. 

Nga 646 procedura, më shumë (200) janë zhvilluar kundër obliguesve të paditur (punëdhënësve0 nga të cilët FSSHM kërkon diçka më shumë se 5,5 milionë denarë, dhe ka arritur të arkëtojë dyfish më pak (2,5 milionë denarë). Kundër ndërmarrjeve për të cilat zhvillohet procedurë e falimentimit ose procedurë për likuidim, ku punëdhënësit nuk u kanë paguar kontribute, janë zhvilluar gjithsejt 247 procedura ku janë kërkuar rreth 133 milionë denarë, ndërsa janë arkëtuar rreth 520 mijë denarë.

Zgjidhje ka, nevojitet vetëm vullnet i mirë

Të gjitha institucionet kompetente pranojnë se problemi është në jo-harmonizimin e ligjeve dhe pikërisht për këtë shkak ata bashkë kanë mbajtur takime ku është konkluduar se problemet me arkëtimin e kontributeve duhet të zgjidhen.        

Ka disa raste ku përmbaruesit, avokatët dhe siguruesit kanë ardhur tek unë që të bisedojmë dhe të kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi. Përveç tjerash, nga ana ime është paralajmëruar se sistemin e arkëtimeve e ka marrë DHP, ndërsa në sistem ka mundësi për përpilimin e urdhëresave përmes aktvendimeve gjygjësore. Këtë mundësi Fondi ende e shfrytëzonpr arkëtimin e kontributeve deri në fund të vitit 2008. Nuk do kusha mundur të përgjigjem pse DHP nuk vepron kështu. Njëkohësish u tregova se nga mosimplementimi i aktvendimeve gjygjësore dëm kemi edhe ne si Fond, sepse ne si institucion nuk mund ti arkëtojmë kontributet “, tha  Аsanoski.

Përmbaruesi Stankoviq përgjegjësinë e lokalizon në qeveri dhe parlament sepse, siç thotë ai, presin shumë gjatë deri sa i eliminojnë parregullsitë në ligje. Sipas tij, zgjidhja më e mirë për paqartësitë juridike do të ishte që në realizimin e të drejtës për pension punëtorët vetë ti paguajnë kontributet.

Pse mos tu lejohet punëtorëve që vetë ti paguajnë paratë për kontribute? Më vonë punëtorët mund ti padisin punëdhënësin dhe ti marrin paratë e tyre. Por, deri atëherë paratë për kontribute do të paguhen dhe punëtorët nuk do të kenë problem që ta realizojnë të drejtën për pension “, propozon Stankoviq

Burimi: Inbox-7

Lajme të ngjashme

Back to top button