Maqedonia kërkon intensifikimin e dialogut me Greqinë

Pas letrës së kryeministrit, Nikola Gruevski drejtuar homologut të tij grek, në të cilën kërkohej  intensifikimi i dialogut me Greqinë, një kërkesë tjetër për intensifikimin e këtij dialogu ka ardhur nga  Ambasadori Zoran Jolevski.  Këtë, gatishmëri  ai e ka shprehur në fjalimin e tij në Kongresin  Amerikan, para anëtarëve  të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka raportuar Deutsche Welle.

Ai ka theksuar se Ambasadori Matthew Nimetz u ka prezantuar më 7 prill një propozim për zgjidhjen e kontestit të emrit, të dyja palëve për të cilin pala maqedonase ka shprehur gatishmërinë për të biseduar, por , siç ka thënë Jolevski, për fat të keq edhe pas trre muajsh nuk ka ardhur përgjigje nga pala tjetër.

Jolevski ka  informuar parlamentarët se edhe kryeministri Gruevski i ka dërguar një letër homologut të tij grek për këtë çështje, por  përgjigje nuk ka marrë nga pala greke, as për këtë letër. Ai është shprehur në favor të një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët, me të cilën do të mbrohej identiteti dhe krenaria kombëtare e maqedonasve.

“ Gjendja e status quosë është e padurueshme për Maqedoninë, Ajo është e padurueshme edhe për Evropën. Integrimi i vendit tim në NATO, do të ketë ndikim pozitiv jo vetëm në vendin tim , por në të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe fqinjin tonë, Greqinë”, është shprehur Jolevski

 

Lajme të ngjashme

Back to top button