Sa realisht ekziston rreziku i rikthimit të vizave?

Nëse javën e ardhshme Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave pajtohen për pezullim të përkohshëm të regjimit pa viza për Ballkanin Perëndimor, dokumenti i tillë do të votohet në shtator. Kjo do të thotë se ne lëvizim drejtë rikthimit të regjimit me viza për një ose më shumë vende të Ballkanit. Është ky shqetësimi i euro-deputetes Tanja Fajon, e cila ishte më meritorja në vitin 2009 kur Bashkimi Evropian na i hoqi vizat, pas raportit të Byrosë për azilkërkuesit e BE-së sipas së cilit në vitin 2012, i cili thotë se numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor është rritur për 49 për qind se sa në vitin paraprak.

Çfarë mendojnë ekspertet vendor?
“Gjatë kohë flitej dhe tani më në fund vendet e BE-së kanë një formë për ta ndalur regjimin pa viza. Nuk besoj që aq lehtë do të vendosin ta përdorin atë sepse liberalizimi për vendet e Ballkanit ishte një motivim shumë i madh për rrugën e tyre drejtë BE-së. Por duhet pasur kujdes, mënyra se si rritet numri i azilkërkuesve na çon të besojmë se ata një ditë do ti vendosin vizat” thotë për Portalb, Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për Politika Evropiane.

Me këtë mekanizëm të ri të bashkimit Evropian edhe pse ekziston mundësia për rikthim të vizave mendoj që kjo nuk do të ndodh, shprehet për Portalb,  Bojan Mariçiç nga Qendra Maqedonase për Edukim Evropian.

“Shumë pak është sqaruar te ne ky mekanizëm i cili domethënë që nëse ka shumë azilantë në një vend të Bashkimit Evropian, ai vend ka të drejtë që për një kohë të caktuar të vendos viza për banorët e Ballkanit si masë mbrojtëse, domethënë vizat vendosen përkohësisht” shpjegon ai.

Çfarë bën Qeveria, pse nuk investon në vendet e varfra si Likova?
“Qeveria jonë nuk bën veprime që do ti bind vendet e BE-së mos ta rivendosin regjimin me viza. Policia mori masa represive por këto duket që nuk janë zgjidhje për situatën. Thjeshtë duhet investuar në ata vende të varfra nga ku dhe dalin azilkëkruesit” thotë për Portalb, Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për Politika Evropiane.

Edhe Mariçiç është i mendimit se Qeveria e Maqedonisë nuk ka bërë mjaftueshëm për të mos e rrezikuar regjimin pa viza.

“Ata zhvilluar vetëm një fushatë me postera që i shpërndante ministrja e brendshme Jankullovska. Ç’është më e keqja, Qeveria ushtron një diskriminim të paparë ndaj romëve duke ua marrë pasaportat dhe duke mos u lejuar atyre lëvizjen e lirë tej-kufitar. Është kjo mënyrë brutale për të zgjidhur problemin që dukshëm nuk ka rezultate. Thjeshtë duhet nj qasje tjetër, duhen investime në vendet e duhura”  thotë për Portalb, Bojan Mariçiç nga Qendra Maqedonase për Edukim Evropian. 

Të dhëna dëshpëruese
Byroja për azilkërkuesit e BE-së, në raportin e fundit thekson se në vitin 2012, numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor është shtuar për 49 për qind, me çka banorët e këtij rajoni e kanë tejkaluar numrin e azilkërkuesve nga Siria dhe Afganistani.
Shifra totale thotë se 53 mijë qytetarë nga Ballkani kanë kërkuar azil në BE, në krahasim me 335.365 mijë azilkërkues nga rajonet tjera të botës gjatë vitit 2012. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button