Kujdes: Këta njerëz janë të prirë për tradhti

Shenjat se jeni duke u shoqëruar me një person që ka prirje për tradhti nganjëherë është e vështirë të shihen, mbase edhe nuk dëshironi fare t’i shihni. Mirëpo, shkencëtarët kanë zbuluar se cilët njerëz kanë më shumë shanse t’ju tradhtojnë.

Prandaj, vlerësoni mirë se personi të cilin e dashuroni sa është i gjatë, cila është ngjyra natyrore e flokëve, a është i varur nga Twiteri, si dhe me çfarë pune merret, transmeton Telegrafi.

Djelmoshat shtatgjatë
Një hulumtim interesant e ka zbuluar faqja e njohjeve IllicitEncounters.com që meshkujt me të gjatë se 177 centimetra kanë dy herë më shumë shanse të tradhtojnë partneren e tyre.

Adhuruesit e rokënrolit
Edhe një hulumtim i po këtij portali ka zbuluar që madje 41 për qind e meshkujve që kanë prirje për të tradhtuar janë adhurues të muzikës rok.

Biondet
Hulumtimi i faqes CheaterVille.com ka zbuluar që së paku 42 për qind e femrave të cilat i kanë tradhtuar partnerët janë bionde.

Përdoruesit e Twiterit
Angazhimi i madh në rrjetet shoqërore mund të dëmtojë lidhjen tuaj. Hulumtimi i Universitetit Misuri ka treguar që ata të cilët qëndrojnë gjatë në Tviter kanë më shumë konflikte dhe tradhti.

Mësueset dhe ekspertët IT
Kur është fjala për profesionet, një hulumtim të pazakonshëm të cilin e ka bërë AshelyMadison.com ka zbuluar që shansi i madh që femra e cila ka tradhtuar partnerit të jetë e punësuar në institucione shkollore, përkatësisht të jetë mësuese, ndërkaq po i njëjti hulumtim ka zbuluar që meshkujt të cilët me siguri do të tradhtojnë janë ekspertët IT.

Shopingholiket
Hulumtimi i AshelyMadisonit ka zbuluar edhe këtë fakt që më shumë se një e treta e femrave më shumë kujdes i kushtojnë dukjes kur vendosin të tradhtojnë, ndërkaq 27 për qind kanë kartelë sekrete krediti. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button