Vlera e leximit të Kur’anit

Falënderimi i takon Allahut, Thirrësit për tek dera e Tij, Atij që i jep sukses kujt të dojë për tek e vërteta, na begatoi me zbritjen e librit që përmban ajete të qarta dhe të tjera me më shumë kuptime e që zemrat e prishura anojnë nga ato që kanë më shumë kuptime, kurse njerëzit me dije të thellë thonë të gjitha janë nga Zoti ynë.

Atë e falënderojmë për udhëzimin dhe lehtësimin e shkaqeve.

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin, robin dhe të dërguarin e Tij, më të plotin prej njerëzve.

Vëllezër: Ka thënë Allahu Lavdiplotë: “Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.Që Ai do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës”. [Kur’an 35:29-30]

Leximi i librit të Allahut është dy llojësh:

-Lexim i caktuar: E ky është pohim i lajmeve të tij dhe zbatimi i dispozitave të tij duke kryer urdhërat dhe duke u larguar ndalesave.

-Leximi i teksteve: Është leximi i tij dhe për vlerën e këtij kanë ardhur shumë tekste, ose për gjithë Kur’anin ose për disa kaptina të veçanta.

Në dy Sahihet (E Buhariut dhe Muslimit) nga Uthman ibni Affan, Allahu qoftë i kënaqur me të se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe i mësonin tjerëve”.

Gjithashtu nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mjeshtri (ai që ka zotësi leximi të drejtë) me Kur’an është me udhëtuesit e nderuar e të ruajtur (melaqet e Allahut), ndërsa ai që e lexon Kur’anin dhe belbëzon në të (nuk mund të lexojë drejtë) dhe për të është e vështirë, ai ka dy shpërblime”.

Në Sahihun e Muslimit nga Ebi Umamete, Allahu qoftë i kënaqur me të se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Lexoni Kur’anin, ngase ai me të vërtetë do të vie ditën e Gjykimit ndërmjetësues për lexuesit e tij”.

Nga Abdilah ibni Mes’ud Allahu qoftë i kënaqur me të se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e lexon një shkronjë nga libri i Allahut, ai për këtë ka një të mirë, për çdo të mirë dhjetë të tjera të tilla, nuk them Elif Lam Mim shkronjë, por Elifun shkronjë, Lamun shkronjë dhe Mimun shkronjë”. [Tirmidhiu 2910, Sahih – i vërtetë]

Vëllezër, këto janë disa prej vlerave të leximit të Kur’anit, ky është shpërblimi i për atë shpreson në shpërblimin e Allahut dhe kënaqësinë e Tij, shpërblime të shumta me vlera të pakta, andaj është i mashtruar kush mangëson këtu, i dështuar është ai që kur të arrihen sukseset nuk ka mundësi atëherë të përmirësohet. /portalb

Përktheu: Qëndrim JASHARI

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button