Dalai Lama: Nuk besoj në Luftën III Botërore. Duhet më shumë femra udhëheqëse

Dalai Lama është udhëheqësi botëror i budistëve dhe i rajonit autonom të Tibetit. Gati 60 vjet ai jeton në ekzil për shkak të problemeve me Kinën. Por kjo nuk e ka penguar që ai të jetë popullor dhe mbresëlënës në takimet e tij në perëndim. Më poshtë ua sjellim intervistën e tij, dhënë të përditshmes gjermane BILD, të përkthyer nga Portalb.

Bild: Papa Franciskus tha para pak kohësh, se frikësohet nga ardhje e mundshme e Luftës së Tretë Botërore. E ndani edhe ju këtë mendim?

Dalai Lama: Më e keqja që mund ta pësojmë, është që në emër të religjionin të kryejmë luftë. Por për Luftën e Tretë Botërore? Jo, unë nuk besoj në të. Papa Francisku mundet është më i informuar se unë. (qesh)

Ç’mendoni mbi Papën e ri?

“Është shumë i mirë, shumë njeri i sinqertë. Mua më ka impresionuar shumë. Arsyeja është e thjeshtë: ai predikon të mirën, dhe në anën tjetër nuk jeton në luks. Ndryshe do humbte respektin e njerëzve.”

Para disa ditësh akuzuat ISIS për sulmet e terrorit që kryen në Irak e Siri. Ju thatë, se Paqja nuk vjen nga Allahu ose Buda, por nga vetë njeriu. Atëherë ç’farë duhet të bëjmë ne?

“Vrasja e njerëzve nuk zgjedh problemet. Emocionet e dyshimta shkatërrojnë arsyen. Nëse arsyet zëvendësohen me emocionet e dyshimta, atëherë shumë shpejt kthehemi në njerëz të dehur dhe të çmendur.”

Bota sot ka konflikte të ndryshme, përveç Irakut dhe Lindjes së Mesme. Çfarë roli duhet të luajë Evropa, sipas mendimit tuaj? Të përzihet ose të tërhiqet?

“Ne duhet të mësojmë nga gabimet e së shkuarës që të ardhmen ta mendojmë me mirë. Të mendojmë pa inate dhe pa emocione.  Duhet që e ardhmja tan a gjejë më të afërt me njëri-tjetrin, por edhe më të lidhur. Perëndimi varet nga Lindja, por edhe Veriu nga Jugu. Duhet të fillojmë të mësojmë të flasim për gjithë njerëzimin, dhe jo për “shtetin tim”. Kjo e fundit shfaq më shumë probleme.”

Duhet ndonjëherë intervenime luftarake për të parandaluar më të keqen?

“Po, në disa raste intervenimi ushtarak është zgjidhja e vetme. Por nuk duhet që kjo e fundit të përdoret, pa një dialog të sinqertë dhe të mirargumentuar.”

Besoni se do kishim një botë më të bukur, nëse më shumë udhëheqëse gra do kishim?

“Unë njëherë jam përgjigjur se jam pro edhe që Dalai Lama I ardhshëm të jetë grua, por me një kusht, që të jetë e bukur (qesh). Besoj se gratë kanë ndjenjë të fuqishme dhe I plotësojnë të gjitha kushtet e teoritë për një udhëheqëse të drejtë. Por fatkeqësisht, bota akoma se ka provuar këtë në masë.”

Si është situate e sotshme në Tibet?

“Në 70 vjetët e fundit ka pasur momente të vështira dhe të mira. Tibeti është i pasur në rrafshin kulturor dhe të gjuhëve. Ashtu siç e duan kinezët kulturën e vet, ashtu e duam edhe ne kulturën tonë. Kur kinezët na detyrojnë kulturën e tyre, kjo është e papranueshme.”

Cili do duhet të ishte roli i perëndimit në rastin e Tibetit?

“Është pak komplekse situate në Tibet, por organizatat për të drejtat e njeriut duhet të flasin më shumë për dhe në lidhje me Tibetin.
Prej viteve 1960, kryeministri Indian, Jawaharlal Nehru ka thënë: “SHBA nuk do intervenojë ushtarakisht në Kinë, për shkak të Tibetit.” Tani nga vitet 1974 na është qartësuar se s’mund të presim ndihmë nga jashtë, por duhet më tepër dialog me qeverinë kineze.”

Vlerësoheni si njëri ndër personat më të ditur në botë. Ka ndonjë pyetje që ju nuk ja dini përgjigjen?

“Po, pyetja juaj nëse ky konflikt (në Irak) me intervenim ushtarak mund të zgjidhet. Këtu akoma nuk di përgjigjen e saktë.”

 

 

Back to top button