Aplikacioni që detyron fëmijët t’u përgjigjen prindërve

E krijuar nga kompania Mountaineer Technology Ventures, aplikacioni “Ignore No More!” fik telefonat e fëmijëve, nëse këta të fundit i injorojnë telefonatat ose mesazhet e prindërve të tyre

Për prindërit që janë të mërzitur me fëmijët e tyre sepse nuk u përgjigjen thirrjeve të tyre telefonike, kemi një zgjidhje.
Aplikacioni “S’ka më injorim” është krijuar për të ndaluar fëmijët të përdorin telefonat e tyre, dhe vetëm t’u përgjigjen thirrjeve telefonike të prindërve, ose të telefonojnë numrat e emergjencës.

E krijuar nga kompania Mountaineer Technology Ventures, aplikacioni “Ignore No More!” fik telefonat e fëmijëve, nëse këta të fundit i injorojnë telefonatat ose mesazhet e prindërve të tyre. Telefonat mund të hapen vetëm nëpërmjet një kodi që zotërojnë prindërit. Kjo veçori ndalon gjithashtu fëmijët të qasen në internet, derisa prindërit ta çaktivizojnë atë.

Sipas CSB New York, ky aplikacion është ideuar nga Sharon Standifird, një mama nga Hjustoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ishte përballur disa herë me injorimin e thirrjeve telefonike nga fëmijët e saj. Sharon Standifird është konsultuar me zhvilluesit e kësaj ideje për një muaj të tërë, përpara se të krijohej aplikacioni që sjell ‘dënimin’ përfundimtar për ata adoleshentë të cilët duan të shmangin kontrollin e prindërve të tyre.
Aplikacioni mund të shkarkohet në Google Play dhe funksionon vetëm në pajisjet me Android. Kompania nuk ka njoftuar se kur ky aplikacion mund të funksionojë edhe në pajisjet me iOS./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button