Projekt amandamentet e Kushtetutës në mbledhje plenare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë mbledhjen e 12-të, në rend dite të së cilës është Verifikimi i Projektit të amandamentve XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI, XXXVII, XXXVIII dhe XXXIX të Kushtetutës së RM-së.

Me projkt – amandamentet rregullohet martesa si bashkësi ndërmjet një burri dhe një gruaje, por edhe bashkësia jashtëmartesore. Lidhur me Këshillin gjyqësor, propozohet dhjetë nga anëtarët e tij të zgjedhen nga radhët e gjykatësve, tre me propozim të Kuvendit, ndësa dy me propozim të presidentit të vendit. Në projekt-amandament propozohet që anëtarët e Këshillit gjyqësor të mos kenë të drejtë të rizgjedhjes.

Do të ndërrohet emri i Bankës popullore të Maqedonisë në Banka e Republikës së Maqedonisë me njërin nga amandamentet. Lidhur me Entin Shtetëror për Revizion, me projekt-amandamentin propozohet që ai të jetë organ i pavarur shtetëror, ndërsa njeriun e tij të parë e zgjedh Kuvendi. Projekt-amandamenti i pestë ka të bëjë me formimin e zonës financiare, ndërsa me të gjashtin, Qeveria e rregullon politikën financiare dhe cakton që deficiti nuk mund të paraqesë mbi tre për qind të BPV-së dhe borxhi publik të paraqesë deri 60 për qind të BPV-së.

Amandamenti i fundit ka të bëjë me kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht që Gjykata do të mund të vendosë pas ankesës kushtetuese për të drejta të njeriut, si dhe për vendimet e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik.
Në kuadër të kësaj mbledhje, deputetët do të diskutojnë edhe për propozim ligjet e plotësuara për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, për ndryshim dhe plotësim zë Ligjit për furnizimet publike, për plotësim të Ligjit për arsim të lartë, për ndryshim dh plotësim të Ligjit për tokë bujqësore, për thmelim të Komisionit shtetëror për vendim-marrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurë kundërvajtëse. Në rend dite janë edhe Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendim-marrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë, Propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sistemin hekurudhor, të gjithë në lexim të dytë dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit shtetëror për preventivë të delikuencës së fëmijëve dhe për gjendjet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencës ë fëmijëve në vitin 2013.

Në mbledhje, mes tjerash, do të diskutohet edhe për propozim ligjet për ratifikimin e Protokollit i cili ka të bëjë me definicionin e termit “prodhime me prejardhje” dhe metoda të bashkëpunimit administrativ drejt Marrëveshjes për ndryshim dhe inkuadrim drejt Marrëveshjes qendrore-evopiane për tregti të lirë, të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për këmbim dhe mbrojtje të ndërsjelltë të informatave të klasifikuara, të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për evitimin e tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet e të ardhurave, Propozimi i Ligjit për preventivë, parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button