Thaçi uron Majlindën për medaljen e artë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, ka ndarë kohë për ta uruar xhudisten kosovare, Majlinda Kelmendin, për medaljen e artë të fituar në Kampionatin Botëror të Rusisë.

Pak çaste më parë, Majlinda edhe njëherë ia zbardhi fytyrën Kosovës, duke u shpallur fituese e Kampionatit Botëror të xhudos në kategorinë -52kg që po mbahet në Rusi.

“Sot është një ditë kampionësh. Majlinda konfirmoi edhe në mes të Rusisë se është më e forta në botë dhe ylli ynë më i ndritshëm kosovar në sport. Urime Majlindës, trajnerit dhe gjithë ekipit kosovar. HTH”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button