Zyrtare: Pensionohet Frank Lampard

Ish-mesfushori i skuadrës së Chelseas, Frank Lampard ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja e Anglisë.

Frank Lampard është pensionuar nga kombëtarja me 106 paraqitje dhe 29 gola që nga debutimi i tij për Anglinë në vitin 1999.

“Kam marrur vendim të pensionohem nga kombëtarja e Anglisë. Ishte një vendim shumë i vështirë, mirëpo e kam menduar shumë që nga Kampionati Botëror”.

“Kam qenë shumë krenar që kam pasur mundësi ta përfaqësoj shtetin tim dhe më duhet të them se e kam shijuar çdo sekondë të fanelës së kombëtares së Anglisë”.

“Tani është koha që të shikojmë përpara dhe ndjehem shumë i sigurtë që me Roy Hodgson si trajner dhe me lojtarët e talentuar të rinjë, kombëtarja jonë do të shkojë përpara”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button