Dibranët dhurojnë gjak, në solidarizim me Radikën (Foto)

Një grup i konsiderueshëm i qytetarëve dibranë kanë dhuruar gjak, në shenjë për solidarizimin me Radikën, pasi sipas tyre, gjakun e japim, por ujin nuk e falim.

“Për të shpëtuar një jetë, dhurojmë gjak; e mbrojmë Radikën  për të shpëtuar shumë jetë” ishte motoja e këtij evinimenti, e organizuar nga shoqata Cscd-Dibër.

I pyetur organizatori i saj, Shuip Marku, për Portalb shprehet, “Shoqata qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit në partneritet me Kryqin e Kuq në Dibër, i përkrahur prej iniciativës për mbrojtjen e Radikës dhe kafe bar Liburn, organizuan aksion humanitar për të dhuruar gjak me moton “ Për të shpëtuar një jetë –dhuroj gjak, e mbrojmë Radikën për të shpëtuar shumë jetë”. Aksionin e përkrahën shumë qytetarë human prej moshave dhe gjinive të ndryshme, dhe përkatësive të ndryshme etnike. Të gjithë janë të brengosur ptr fatin e rajonit, prej rrezikut të devijimit të ujrave të lumit të Radikës, dhe si gjithmonë në mënyra të ndryshme humane shprehin dashurinë e tyre për njerëzimin dhe natyrën. Shpresojmë që gjaku i dhuruar të shkojë tek personat që kanë nevojë duke shpëtuar jetën e tyre, e njëkohësisht mesazhi ynë të shkojë tek ata që sjellin vendime. Të ndërpriten të gjitha aktivitetet dhe sa më shpejt të sillet vendim në stopimin e projektit për ndërtimin e pendave në Fushë të Lukovës dhe Urën e Boshkut.”

Ç’ështja e Radikës ka prekur një pjesë të madhe të dibranëve, pasi me projektin e ri të Fushës së Lukovës duhet të merret një sasi e ujit të saj. Por edhe Komuna Dibër, edhe partia shqiptare BDI, kanë premtuar që uji dhe bukuria e natyrës nuk do preken dhe se nuk do dëmtohen.

Aksioni humanitar u organizua pranë hapësirave të kafetarisë Liburn./Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button