Jennifer Lopez e pastrehë si adoleshente

Jennifer Lopez është shprehur gjatë një interviste për revistën “W” se ka qenë e pastrehë kur vendosi të mos jetonte më me prindërit e saj, transmeton BW.

Këngëtarja 43-vjeçare grindej shpesh herë me nënën përsa i përket vendimeve për jetën, por Lopez nuk mund të mos i ndiqte ëndrrat e saj duke pranuar kështu edhe jetën në kushte mjaft të vështira.

“Zihesha shumë shpesh me nënën sepse nuk doja të shkoja në universitet. Doja vetëm të vallëzoja gjatë gjithë kohës. Kështu që u largova prej saj për disa kohë. Nisa të flija në divanin e palestrës ku kërceja.

Ndërkohë mbeta e pastrehë, por nënës i thashë: ‘Kjo është ajo cka dua të bëj’.

Pas disa muajsh fillova punë duke kërcyer në vende të ndryshme të Evropës ku nisa edhe hapat e para të karrierës sime. Më pas u shpërngula në Los Anxhelos. E gjitha kjo ndodhi brenda një viti”-u shpreh Lopez.

Tashmë artistja e shumëpërfolur ka 2 binjakë, 5 vjeçar, me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony. Ajo dëshiron që pak e nga pak t’i bëj ata të punojnë sa më shumë.

“Dëshiroj shumë t’i mësoj fëmijët e mi të punojnë fort. Kam mësuar diçka në lidhje me to. Ata nuk bëjnë se çfarë i thua ti, por atë që bën ti”-u shpreh Lopez.

“Unë shihja prindërit e mi. Babai punonte gjatë gjithë kohës, madje shpesh herë edhe natën. E kuptoja shumë mirë sesa po mundohej për ne. Të njëjtën gjë bënte edhe nëna ime. Gjithnjë mendoja që nuk duhej t’i zhgënjeja”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button