Gostivari do të bëj dezinsektimin e mushkonjave

Në territorin e komunës së Gostivarit të martën do të realizohet faza e dytë e dezinsektimit për zhdukjen e mushkonjave.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 21:00 deri në ora 02:00.

Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine i tretur, në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100ml/hektar).

Aksioni do të zhvillohet në këto lokacione:

Lumi Vardar – në pjesën e fshatit Raven, Kanali për ujitje në lagjen Maleardi, Lagja Fazenaria – përgjatë kanalit për ujitje, Lumi Jahorka – në fshatin Forinë.

Njoftohen bletarët në lokacionet e lartpërmendura, që gjatë ditëve të spërkatjes, bletët t’i mbajnë mbyllur, për shkak se spërkatja ka ndikim negativ mbi to.

Lajme të ngjashme

Back to top button