Arifi takoi ambasadorin turk Halil Gyrol Sokmensuer

Sot kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi në hapësirat e komunës së Tetovës takoi ambasadorin turk në Republikën e Maqedonisë, Halil Gyrol Sokmensuer.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit të komunës së Tetovës me komunat e Republikës së Turqisë si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta dhe marrjen e përvojës turke në menaxhimin e njësive të vetqeverisjes  lokale.

Ambasadori turk uroi zonjën Teuta Arifi për zgjedhjen e saj si kryetare e qytetit të Tetovës ndërsa kryetarja Arifi informoi mbi planet e forcimit të demokracisë lokale përmes modernizimit të administratës komunale si dhe ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies gjatë punës së autoriteteve komunale dhe ndërmarrjeve publike të qytetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button