Nicki Minaj: Ëndërroja të bëhesha infermiere

Niki Minaj duket se kishte një tjetër ëndërr para se të bëhej repere. Në një video të shfaqur ditëve të fundit kur Nicki ishte e vogël, shihej se ajo kur të rritet dëshiron të bëhet infermiere dhe të kujdeset për njerëzit e sëmurë dhe që kanë nevojë për përkujdesje.

Kjo ëndërr e ‘ndershme’ e këngëtares duket se është shuar dhe ka ndryshuar rrënjësisht, sepse tani ajo po thyen rekord shikueshmërie në ‘Vevo’ duke u shkundur e tundur dhe me këtë gjë Nicki Minaj tregon se jo të gjitha ëndrrat bëhen realitet.

Nicki po ashtu para disa dite ka lansuar këngën ‘Anaconda’ dhe kjo këngë ka ‘bllokuar’ kanalin ‘Youtube’ pasi që nga lansimi e deri me tani ka arritur miliona shikime. Këtë klip të nxehtë ajo e ka bërë si kundër përgjigje për gjithë ata që thonin se Nicki ka mbetur nën hijen e Iggy Azalea.

Lajme të ngjashme

Back to top button