Video shokuese: Fotografi egjiptian xhiron vdekjen e tij!

Video bizare është shfaqur në Youtube, ku një fotoreporter egjiptian 26 vjeçar, Ahmed Samir Asem, e xhiron vdekjen e tij.

I ndjeri Asem, ka xhiruar ndërtesën nga ku ushtarët kanë qëlluar mbi protestuesit, duke mos e ditur aspak se është duke e xhiruar vdekjen e tij, sepse pasi që ushtari e ka parë duke xhiruar, ka hapur zjarr mbi të dhe e ka vrarë.

Asemi është një ndër 50 viktimat që janë vrarë para ndërtesës së Gardës Republikane në Kairo, ku besohet se mbahet i arrestuar presidenti Mohamed Morsi.

Në video shihet se si ushtari egjiptian vë shënjestër mbi djaloshin, përderisa qëllon mbi protestuesit, kthehet kah ana e fotoreporterit dhe e qëllon atë, e pastaj ekrani bëhet zi.

“Rreth orës 6 të mëngjesit, erdhi një njeri në redaksinë tonë me fotoaparat të mbuluar me gjak dhe na tregoi se njëri nga kolegët tanë është i vrarë. Një orë më vonë kuptuam se Ahmedi përderisa ka qenë duke xhiruar se çfarë është duke ndodhur në ndërtesën e Gardës Republikane, ka qenë i qëlluar mu në ballë nga snajperistët”, thotë redaktori Ahmed Abu Zeid, për Telegraph.

Lajme të ngjashme

Back to top button