Serbët bllokojnë rrugën Llojan – Kumanovë

Banorët serbë të Reçicës së Kumanovës mbrëmjen e kaluar kanë bllokuar rrugën që lidh fshatrat e banuara nga shqiptarët të komunës së Likovës, Vakcincës dhe Llojanit.

Arseyja e kësaj proteste të serbëve që jetojnë në Kumanovë ka qenë rrahja e dy personave të etnisë serbe në Llojan, tranemeton AlbTime.

Edhe këta dy persona janë rrahur, pasi kanë bllokuar rrugën.

Për momentin situata është e qetë, por edhe përkundër kësaj, qytetarët e Vakcincës dhe Llojanit nuk ndihen të sigurtë për të kaluar nëpër Reçicë.

Ky skenar shpesh përsëritet në këtë fshat, ku banorët serb si shumë herë më parë, për faje individuale tentojnë të bëjnë dënime kolektive.

Ngjan se kjo është një mënyrë sesi operojnë sllavët, pasi edhe maqedonasit protestuan masivisht në Gjorçe Petrov përpara disa muajsh, kur u vra një i ri maqedonas.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. perse nuk e keni publikuar lajmin se gjat nates se shtunes keta personat e njejt kan rrafur shqiptar 7 persona cka kane qen me bicikleta kan malltretuar njerezit cka kan kaluar me vetuara

Back to top button