Veljanoski: Nuk ka krizë politike, institucionet funksionojnë

Çdokush dëshiron të ketë opozitë konstruktive, të kontribuojë për sjelljen e akteve të rëndësishme siç janë amendamentet kushtetuese dhe rebalanci i Buxhetit.

Megjithatë, Parlamenti nuk duhet të jetë nën diktim dhe nën presion të ndonjë partie politike të caktuar. Këtë ka theksuar kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski gjatë prezencës së tij në Ditarin 2 në servisin publik.

Veljanoski mendon se pjesëmarrja në Parlament është detyrë dhe obligim, nuk është e lakmueshme kjo situatë, por nuk duhet të ndalohet puna e opozitës në Kuvend për shkak të një partie politike. Bindja ime është se raporti për përparim do të jetë pozitiv dhe besoj se edhe në lidhje me punën e Kuvendit do të jetë pozitiv, me qortime të vogla.

“Krizë do të kishte në atë moment kur institucionet nuk do të mund të punonin dhe të sjellin ato akte për të cilat janë themeluar. Gjithsesi se ka krizë në lidhje me dialogun mes pozitës dhe opozitës, sepse njëri pa tjetrin nuk mund të japim kontributin që normalisht duhet të jepet.

Institucionet siç janë Parlamenti, Qeveria, ministritë dhe drejtoritë funksionojnë normalisht dhe për këtë nuk ka krizë. Kjo gjithsesi nuk do të thotë se nuk duhet të bëhen përpjekje që të kthehet LSDM-ja në Parlament dhe të jetë një opozitë konstruktive, tha Veljanoski.

Lajme të ngjashme

Back to top button