Subrata Roy: E dua këtë vend dhe prandaj jam këtu

“E dua këtë vend dhe prandaj jam këtu. Erdha me delegacion të madh. Na presin shumë punë që duhet të fillojnë. Punët vijnë duke u qartësuar dhe mund të them se këtu jam me plane dhe ambicje të mëdha, por për gjithçka nevojitet kohë”, deklaroi miliarderi indian Subrata Roy, pas arritjes në aeroportin e Ohrit.

Sipas paralajmërimeve gjatë ditës së nesërme, delegacioni nga India do të vizitojë lokalitetin Lubanishtë, ku është planifikuar ndërtimi i kompleksit turistik, ndërsa pasnesër do të ketë takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin Zoran Stavreski. 

Kush është Subrata Roy?

Para disa kohe mediet indiane bënë të ditur se Gjykata supreme e Indisë me kërkesë të rregullatorit indian SEBI i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të multimiliarderit nga India, Subrata Roy.

Gjatë vizitës së Roy në Ohër, Portalb hapi çështjen e dyshimtë të biznesmenit indian duke u bazuar në mashtrimet që ai kishte bërë. Kliko për të lexuar më shumë: Subrata Roy, një zhvatës kriminel dhe mashtrues?

Mbetet e paqartë, si mund Ministria e Kulturës ti dhurojë tokë një biznesmeni aq kontrovers dhe që duhet realisht të hedh para në këtë vend? Aq më tepër që kjo Ministri vazhdimisht diskriminon shqiptarët duke mos investuar në kulturën shqiptare! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button