Dega e PDSH në Haraçinë i bashkëngjitet Selës

Dega e PDSH-së në Haraçinë i është bashkangjitur iniciativës së Ziadin Selës, në rrugën për reformimin e Partisë Demokratike Shqiptare.

Dokumenti është firmosur nga anëtarë të kryesisë së degës së kësaj partie,  përmes së ciliës vërtetohet se kjo degë mbështet nismën e Selës për ta reformuar PDSH-në. http://www.albeu.com/maqedoni/pdsh-e-haracines-i-bashkangjitet-ziadin-seles/166957/

“Duke e ndjekur me vëmendje situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Maqedoni, duke analizuar në veçanti rrethanat dhe veprimet e fundit brenda Partisë Demokratike Shqiptare dhe në biseda të gjata dhe të shpeshta mes anëtarësisë së gjërë të Degës së PDSH-së në Haraçinë, të indinjuar dhe shumë të shqetësuar nga humbja në zgjedhje dhe mos gjetja e një opcioni fitues për të disatën herë me radhë, ne si pjesë aktive e kësaj strukture politike dhe pjesa dërmuese e anëtarësisë sonë, mendojmë se zgjidhja e vetme e shqetësimeve tona do të jetë Reformimi i brendshëm i PDSH-së. Prandaj, prej sot, Dega e PDSH-së në Haraçinë, mbështet fuqishëm Lëvizjen për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, të cilën e nisi Ziadin Sela dhe Dega e Strugës dhe të cilës shumë shpejt besojmë se do ti bashkohen të gjitha degët dhe nëndegët tjera të PDSH-së”, thuhet në dokument.

Lajme të ngjashme

Back to top button