Windows 9 prezantohet më 30 shtator

Është folur shumë në internet për versionin e ardhshëm të platformës Windows të Microsoftit, të quajtur Threshold, dhe shumica e informacioneve kanë dalë nga ueb-sajti i njohur i lajmeve nga teknologjia, Neowin.

Një nga informacionet më të fundit të dala për Windows 9 ka të bëjë me datën se kur do të prezantohet kjo platformë e re.
Javën e kaluar u njoftua se gjiganti teknologjik do të prezantojë platformën Windows 9 nga fundi i muajit shtator, ndërsa ueb-sajti tjetër i njohur i teknologjisë, The Verge, tani ka zbuluar se Microsoft ka konfirmuar zyrtarisht se versioni i ardhshëm i platformës Windows do të prezantohet më 30 shtator, në një konferencë të madhe që do të organizohet nga kompania.

Nuk dihet saktësisht nëse ky version i ri do të emërtohet Windows 9. Thuhet gjithashtu se Microsoft do të sjellë një sërë veçorish të reja tek ky version i ri, si rikthimi i menysë Start, mbështetja për desktopët virtualë, dhe integrimi i asistentit virtual Cortana brenda platformës.

Microsoft po krijon gjithashtu një version të ndarë të Windows RT dhe Windows Phone, por më shumë detaje do të zbulojë gjatë eventit që pritet të zhvillohet më 30 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button