Shërbimet sekrete gjermane përgjuan Shqipërinë para hyrjes në NATO

Revista gjermane “Spiegel” shkruan në artikullin e saj të djeshëm të saj, se përveç Turqisë, Shërbimi Informativ Gjerman ka përgjuar edhe një vend tjetër partner të NATO-s.

Sipas informacioneve të “Der Spiegel”, edhe Shqipëria është e përfshirë në listën e shërbimit sekret, madje, Shqipëria është quajtur “zemra” e zonës ku është zhvilluar ky operacion përgjimi.

Shqipëria madje rezulton të jetë përgjuar para se të futej në NATO dhe interesi i Shërbimit Informativ Gjerman ka qënë kryesisht për krimin e organizuar.

Ky informacion i dalë në media tashmë e ka ndërlikuar pak situatën, pasi Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas publikimit të skandaleve të përgjimit nga SHBA-ja, ka deklaruar se spiunimi i miqve “nuk shkon”. Tashmë, është Shërbimi Informativ Gjerman ai që e ka kryer “spiunimin” e miqve, Turqisë dhe Shqipërisë./Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button