Ku është Radika? (Ilustrim me foto)

Krahas aktiviteteve për mbrojtjen e Radikës, sot vizituan dhjetëra qytetarë dibranë, rekas, por edhe nga Gostivari e Shkupi, Fushën e Lukovës. Mes bukurive mahnitëse që natyra i ka dhuruar kësaj pjese, spikati mungesa e Radikës në një pjesë të madhe të shtratit të saj, duke shtuar dyshimin për devijimin e saj, pavarësisht se nuk është ndërtuar hidrocentrali i shumëdiskutuar.

Gazetari i Portalb, i cili ndjeku nga afër udhëtimin, më poshtë ua ilustron me foto “piknik-protestën”.

Të gjithë organizuesit, këshilltarët e komunës Dibër, por edhe persona tjerë, theksuan për Portalb se Radikën do e mbrojmë qoftë edhe nëse është nevoja forca fizike.

Foto 1 dhe 2: Shtrati i Lumit të Radikës.

Një qytetar në kushte anonomiteti pyet z.Ali Ahmetin: Ju në Dibër premtuat mbrojtjen e Radikës dhe se rajonin e Fushës së Lukovës e keni vizituar shpesh në këmbë. Atëherë si ka qenë më parë Radika dhe çmendoni mbi këtë foto?

 

Foto 3: Rruga që shpie në Fushë Lukovë

 

Foto 4: Vendi ku duhet të ndërtohet hidrocentrali i Fushës së Lukovës me vlerë 70 milion euro

 

Foto 5, 6: Prej këtu fillon të merret uji i Radikës. Hidrocentrali i vjetër i viteve 60-ta.

 

Foto 7,8: Tubacionet që devijojnë ujin e Radikës për Detin Egje

 

Foto 9: Vendi kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë. Me demarkacionin e ri, një pjesë e saj i është dhënë Maqedonisë, që liqeni i Lukovës të shtrihet vetëm në territorin maqedonas.

 

Foto 10: Radika duke ardhur nga Republika e Kosovës, tani e gjitha shkon në Egje edhepse rrjedhja natyrore e saj është Adriatiku!

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button